Arrestohet nga SHÇBA shefi i zyrës së Kërkimit “Fast Albania”, ja për çfarë akuzohet

Shqipëria

Arrestohet nga SHÇBA shefi i zyrës së Kërkimit “Fast Albania”, ja për çfarë akuzohet

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 18:37
Foto ilustrim

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ekzekutoi vendimin penal të Gjykatës pranë Shkallës së Parë Elbasan, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për Komisarin F.A., me detyrë Shef i Zyrës së Kërkimit “Fast Albania” pranë Drejtorisë Operacionale në DPPSH.

Vendimi i Gjykatës së Rrethit Elbasan për masën e sigurimit ndaj 46-vjeçarit u mor në kuadër të thellimit të hetimeve të kryera nga Drejtoria Rajonale e SHÇBA Elbasan nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Elbasan, në funksion të procedimit penal Nr 1693/2021 për veprat penale “Shpërdorim Detyre”, “Kallëzim i rremë” dhe “Mashtrim”.

Në kuadër të këtij procedimi penal, Drejtoria Rajonale e SHÇBA Elbasan ka arrestuar më parë në kuadër të ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës edhe punonjësin e policisë Inspektor Sokol Fana, pjesë e strukturës operacionale të “Fast Albania” dhe shtetasin Klodjan Hajderlli, person me precedent penalë dhe kriminalë në fushën e trafikimit të narkotikëve.
Veprimet dhe aktet procedurale të përpiluara u vunë në dispozicion të Prokurorisë Elbasan. Hetimet vazhdojnë.

Njësia K, e njohur edhe si FAST Albania, është njësi e rëndësishme në strukturën e Policisë së Shtetit. Misioni i saj është kapja e personave në kërkim që i janë shmangur drejtësisë në harkun e 3 dekadave të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat