Braktisi fëmijët e mitur, procedohet penalisht 27 vjeçarja

Shqipëria

Braktisi fëmijët e mitur, procedohet penalisht 27 vjeçarja

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 11:37
Foto ilustrim

Një 27 vjeçare është proceduar penalisht nga policia e Vlorës pasi ka braktisur fëmijët e saj të mitur.

Policia ka bërë me dije se e proceduara është shtetasja A.T. 27 vjeç, e cila është larguar nga banesa dhe ka vendosur që të lërë fëmijët e saj vetëm. Ajo do të akuzohet për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, proceduan penalisht për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, shtetasen A.T., 27 vjeçe, banues në Vlorë, pasi është larguar nga banesa dhe ka braktisur fëmijët e saj të mitur.

Materialet i kaluan Prokurorisë,për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat