Rama shpërndan video të pacientëve me COVID-19: Po të isha vaksinuar do isha në shtëpi

Shqipëria

Rama shpërndan video të pacientëve me COVID-19: Po të isha vaksinuar do isha në shtëpi

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 16:20
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë pamje të pacientëve me COVID-19.

Ai në rrjetin social ka shkruar se vendimi për refuzimin e vaksinës është vendim i gabuar.

“Kur përballesh me vendimin e gabuar për të refuzuar vaksinën”, është shprehur Rama.

Ndërkaq, në videon e publikuar nga Rama janë pacientët me COVID-19 që u bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

“U bëj thirrje të gjithë moshës sime, edhe më të vegjël, të vaksinohen, një orë e më parë. Po të isha vaksinuar do isha në shtëpi me kalamajtë”, tha njëri nga pacientët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat