Goxhaj rendit arsyet: Ja pse nuk do të ketë hiç 18 dhjetor

Shqipëria

Goxhaj rendit arsyet: Ja pse nuk do të ketë hiç 18 dhjetor

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 07:53
Altin Goxhaj

Avokati Altin Goxhaj, ka deklaruar në emisionin ‘Të Vaksinuarit’ se Kuvendi i vetëm i demokratëve do të jetë më 11 Dhjetor.

Ai tha se nuk do të ketë një Kuvend të dytë si është lajmëruar ai i 18 Dhjetorit.

Goxhaj theksoi se është shumë e qartë se në rast se gjysma e delegatëve merr pjesë në Kuvendin e 11 Dhjetorit dhe me votë vendos ndryshimet statutore apo dhe shkarkimin e Bashës, atëherë automatikisht Kuvendi i 18 Dhjetorit bie.

Ndërkohë Goxhaj e ka cilësuar si një lëvizje shumë të zgjua të Berishës mosbërjen publike të emrave të delegatëve që kanë firmosur për Kuvendin e 11 Dhjetorit, pasi në këtë rast i ka mbrojtur ata nga patronazhistët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat