​Shqipëria regjistron sot 328 raste të reja me koronavirus

Shqipëria

​Shqipëria regjistron sot 328 raste të reja me koronavirus

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 20:07
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit janë kryer 1796 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 328 qytetarë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një person i prekur me COVID-19, ndërsa 383 janë shëruar, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë- 115. Janë 6.382 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv një qytetare nga Fieri, 55-vjeçe.

Janë shëruar 383 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 192.238.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 201.730 raste, prej tyre 192.238 janë shëruar, 6.382 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektive e kanë humbur 3.110 pacientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat