35 mijë euro për një pasaportë greke/ “Klienti i pakënaqur” “spiunoi” kreun e grupit te...

Shqipëria

35 mijë euro për një pasaportë greke/ “Klienti i pakënaqur” “spiunoi” kreun e grupit te...

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 09:48
Bledar Jambelli allias Rikardo Muho, porositësi i vrasjes së Komisarit Artan Cukut

Bledar Jambelli allias Rikardo Muho, porositësi i vrasjes së Komisarit Artan Cukut rezulton të jetë një prej të shumëkërkuarve shqiptarë që u pajisën me identitet fals grek si edhe personi që ka spiunuar "kreun e grupit" që nxirrte pasaporta false.

Në prill të 2020-ës Jambelli i kishte dhënë policisë informacione të rëndësishme për aktivitetin kriminal të grupit që falsifikonte pasaporta.

I thirrur nga Prokuroria e Pireut, për një çështje kontrabandë cigaresh, Bledar Jambelli allias Rikardo Muho, si një “klient i pakënaqur”, kishte treguar identitetin e një prej krerëve të grupit.

Para hetuesit të Pireut, i cili e thirri për shpjegime, krimineli shqiptar nuk hezitoi të përmendte një nga anëtarët kryesorë të grupit, një 62-vjeçar emigrant nga Kazakistani, me një përfshirje të mëparshme në rastet e trafikimit.

Në drejtim të grupit kriminal të falsifikatorëve rezultojnë dy kushërinj homogjenë grekë nga Kazakistani. Madje, 37 vjeçari, Marius Dhiamanti nga Delvina, i vrarë në Athinë në 16 nëntor, posedues i identitetit Stergios Maznevidis, rezulton se mbante kontakte me një nga drejtuesit e grupit deri 2 muaj para se të ekzekutohej nga vrasës me pagesë.

Jambelli kishte siguruar një identitet të ri,me ermin  Xristos Xamkidis, në këmbim të 35 mijë eurove, në mënyrë që  t’i shmangej edhe ekstradimit në Shqipëri. Bledar Jambelli kishte siguruar në Xania nja kartë identiteti me pasaportë greke me emrin Xristos Xamkidis. Rikardo Muho, kishte  aktivitet kriminal në Spanjë dhe Greqi.

Ai u shoqërua në prill të 2020 me urdhër të Prokurorisë së Pireut që po hetonte për një çështje kontrabande cigaresh. Shkaku që ai u thirr ishte fakti që me identitetin e rremë të Humos, pjesëtarë të grupit kishin hapur nipt për një kompani të përshirë në kontrabandë cigaresh.

Gazeta greke shkruan se në prill 2020 është marrë në pyetje nga policia helene ku ka dhënë informacion të vlefshëm lidhur me grupin kriminal të falsifikatorëve. Sipas tij, ai kishte paguar 35 mijë euro për të ndërruar identitet dhe këtë e kishte bërë me qëllim që të mos ekstradohej në Shqipëri, por të qëndronte pranë familjarëve të tij në Greqi.

Personi që porositi vrasjen e Artan Cukut mbrëmjen e 8 prillit 2017 dyshohet të jetë 40-vjeçari nga Fieri, Bledar Jambelli, i njohur ndryshe edhe me emrin Rikardo Muho.

Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar me një vendim të datës 18 prill 2018, që është rifreskuar së fundmi nga Policia e Shtetit, ndonëse kërkimet për të kishin nisur prej qershorit të vitit të kaluar.

Me një vendim të dhënë në mungesë, të mbajtur sekret për mediet dhe në fshehtësi të plotë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” në mungesë për Bledar Jambellin. Masa e sigurisë është caktuar më datë 12 qershor të vitit 2017 dhe menjëherë vendimi i është përcjellë Policisë së Shtetit për ekzekutim.

“Shtetasi Bledar (Rikardo) Jambelli (Muho) shpallet në kërkim me kartelë të ‘kuqe’, pasi me shkresën nr.3303, datë 17 prill 2018, Prokuroria e Krimeve të Rënda, Tiranë, ka dërguar urdhrin e datës 12 qershor 2017 për ekzekutimin e vendimit nr.292, të datës 12 qershor 2017 të Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për veprën penale ‘Vrasje e punonjësit të Policisë së Shtetit” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 79/b të Kodit Penal. E ndjek Seksioni për Krimet ndaj Jetës. Të ndalohet”, ky është urdhri i shpalljes në kërkim ndërkombëtar të Bledar Jambellit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat