Sot u shpall në kërkim Ramazan Rraja, mbrëmë u largua për në Dubai

Shqipëria

Sot u shpall në kërkim Ramazan Rraja, mbrëmë u largua për në Dubai

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 12:32
Ramazan Rraja nga e djathta

Ramazan Rraja ka ikur drejt “parajsës”, duke u fshehur në Dubai. Ndërkohë që Policia e Shtetit e ka shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur në Laç pak javë më parë, ku u tentua një pengmarrje.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Rraja, deri pardje ka qenë në Tiranë, ku edhe ka takuar disa persona, ndërsa vetëm një ditë para se t’i dilte emri është larguar në mënyrë të mistershme nga Shqipëria.

Si ka mundësi që një ditë para se emri i tij të shpallet në kërkim, Ramazani të zhduket nga vendi? Dhe ku? Shkon në vendin që është kthyer në strehën e kriminelëve shqiptarë, në Dubai.

Një nga vendet që nuk ka ende një marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë, duke e bërë kështu të pamundur përballjen e tyre me drejtësinë, me të cilën kanë shumë hesape pa larë.

Nëse informacioni ka dalë nga Policia, kush e nxorri? Cila është “çimka” brenda uniformave blu që informon të fortët në Shqipëri, e a është Rraja i vetmi rast? Në rast se Policia nuk ka asnjë informacion, pse u largua Rraja nga vendi?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat