Escobar në Shqiperi? Ylli Dylgjeri: Kujdes Gabriel, nuk do t’i thotë të gjitha

Shqipëria

Escobar në Shqiperi? Ylli Dylgjeri: Kujdes Gabriel, nuk do t’i thotë të gjitha

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 12:41
Gabriel Escobar

Kësaj jave pritete të vizitojë Tiranën i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në agjendën e zyrtarit të lartë amerikan është parashikuar takim me kryeministrin Edi Rama, por edhe me kreun e PD-së Lulzim Basha.

Gazetari Ylli Dylgjeri ka komentuar vizitën e tij dhe i përcjell edhe një këshillë.

Postimi:

Sapo dëgjova emrin Escobar, mendja më shkoj në Kolumbi. Te djali që arkëtoi 30 milardë dollar në vitet 90.

" U paska ikur Escobari forcave ushtarake kolumbiane -thashë. U paska ikur dhe vjen të vizitoje Shqiperine.

E meritojme viziten.

E pranueshme.

E kë vend tjeter te vizitonte? Djemtë e riskut, MB, dhe Qeveria shqiptare kane shkelqyer keto 8 vite ne kultivim, paketim, dhe ne eksportim kanabisi.

E meritojmë të na vizitojne kapot. Në mos është Escobari i pari, do të jetë i dyti, që u arrestua në tetorin e fundit. Shqipëria dhe Holanda janë dy shtetet kryesore në Europë që përmenden më shpesh për periudhen 2014-2018 si shtete të origjinës, nisjes dhe tranzitit të barit të kanabisit. Konkluzioni jepet në Raportin global të drogave të UNODC( Unitet Nation Office on Drugs and Crime) për vitin 2020, një publikim i Kombeve të Bashkuara.

Vendi i gjashtë këtë herë na turpëroi disi, se ishim në vend të parë para pak vitesh.

Por...jo!

Qenkam gabuar. Qenka një Escobar tjetër. Në Shqiperi vjen

 – I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet të vizitojë Tiranën javën që vjen.

Mirësevjen Gabriel!

Shqipëria është vend proamerikan. Këtu do të gjesh kudo dashuri dhe mbështetje.

E vetmja antiamerikane është ambasadorja e SHBA Yuri Kim.

Kujdes Gabriel.

Nuk do ti thotë të gjitha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat