Komisioni i Ekonomisë miratoi këtë të hënë me votat e mazhorancës Denar Bibën si kryetar të Autoritetit të
Dy punonjëse policie në Elbasan, të moshës 25 vjeçare, kanë rezultuar përdoruese të drogës teksa i janë nënshtruar testit të drogës.
Burime për Ora News bëjnë me dije se 2 punonjëset janë police të patrullës së përgjithshme në Elbasan.
Ditën e sotme rreth 20 efektiva të komisariateve të policisë së Tiranës kanë rezultuar përdorues të lëndëve narkotike.
Prej 2 javësh efektivat nga drejtoritë e gjithë qarqeve në vend po i nënshtrohen analizës së gjakut dhe urinës për këtë qëllim.
Të parët që i janë nënshtruar testimit për lëndë narkotike janë efektivat që punojnë në sektorët e rendit me më tepër kontakt me qytetarët.