Rezultuan pozitivë në testin e drogës, pezullohen dy policët në Elbasan

Shqipëria

Rezultuan pozitivë në testin e drogës, pezullohen dy policët në Elbasan

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Dy punonjës të policisë në Elbasan janë pezulluar nga detyra, për shkak se kanë rezultuar pozitiv në testin e drogës së kryer së fundmi.

Mësohet se policët ishin pjesë e patrullës në Drejtorinë e policisë së Elbasanit. Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare në policinë e Elbasanit.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme në Vlorë rezultuan pozitiv 6 policë në testin e drogës.

Ndërkohë 3 të tjerë rezultuan pozitiv në Sarandë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat