Reshje të dendura bore në Malësinë e Madhe! Të vizitosh Lëpushën, mision i rrezikshëm

Shqipëria

Reshje të dendura bore në Malësinë e Madhe! Të vizitosh Lëpushën, mision i rrezikshëm

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 13:04
Foto ilustrim

Ulja e temperaturave ka sjellë reshje të dendura dëbore në njësinë administrative të Kelmendit, në Malësinë e Madhe.

Për pasojë, lëvizja është e vështirë në Qafën e Bërdelecit, ndërsa në pikën turistike të Lëpushës, dëbora ka arritur në mbi 60 centimetër.

Raportohet se asnjë borëpastruese nuk është parë në zonë, duke sjellë bllokimin e kësaj pike turistike. Banorët thonë se gjatë 24 orëve të fundit ka patur ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike.

Pamjet që vijnë nga Lëpusha janë magjepse, por të vizitosh këtë zone me kaq shumë dëbore në rruge mbetet një mision i rrezikshëm.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat