Pritet të vijë cikloni gjigand në Evropë! Sinoptikanët tregojnë se çfarë e pret Shqipërinë ditët të ardhshme

Shqipëria

Pritet të vijë cikloni gjigand në Evropë! Sinoptikanët tregojnë se çfarë e pret Shqipërinë ditët të ardhshme

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 15:25
Ky ciklon pritet të kushtëzojë edhe krijimin e një cikloni sekondar në Gjirin e Gjenoves në Itali

Një kreshtë anticiklonike nga Afrika Veriore dhe Mesdheu qendror ka “hyrë” mes masave të fuqishme ciklonike në rajonin tonë duke stabilizuar motin përkohësisht dhe duke na sjellur rreze diellore mjaft të kërkuara këto ditë.

Por, në Britaninë e Madhe kemi ciklonin gjigand i cili po kushtëzonë mot esktrem atje dhe ky ciklon pritet të shtrihet deri në Evropen Qendrore.

Ky ciklon pritet të kushtëzojë edhe krijimin e një cikloni sekondar në Gjirin e Gjenoves në Itali.

Cikloni sekondar Gjenovian pritet të forcohet dhe zgjerohet në Ballkan duke kushtëzuar reshje të reja atmosferike.

Menjëherë nesër pritet të kemi shtim të konsiderueshëm të vranësirave të cilat pritet të na sjellin reshje të reja shiu e bore në viset malore.

Për shkak të rrymimeve ajrore nga jugu shumica e reshjeve do të jenë në formë shiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat