Gledis Nano anulon në momentin e fundit tenderin 2.5 milion dollarë: Ka shkelje!

Shqipëria

Gledis Nano anulon në momentin e fundit tenderin 2.5 milion dollarë: Ka shkelje!

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 15:35
Gledis Nano

Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka vendosur për të anuluar tenderin e firmosur nga Ardi Veliu, paraardhësi i tij, tender për pistoleta.

Ky tender me vlerë 2.5 milion USD, u shpall në datën 29 korrik 2021 por Policia e Shtetit sot  ka njoftuar Agjencinë e Prokurimit Publik për anulimin e kësaj procedure.

Objekti i kontratës ishte: “blerje pistoleta 9×19 mm” me një fond limit: 230,657,900 lekë ose 2.5 mln USD me TVSH. Arsyet e anulimit është bazuar në ligjin ‘për prokurimët në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë’. Komisioni i prokurimit publik vendos anulimin, sipas parashikimit të shkronjës “ç”, të pikës 3, të nenit 55, të këtij ligji”.

Ja çfarë thuhet në këtë nen:

Përpara lidhjes së kontratës, Komisioni i Prokurimit Publik, kur gjykon se një vendim apo veprim i autoritetit kontraktor ka shkelur ndonjë nga dispozitat e këtij ligji, ka të drejtë: ç) tё urdhërojë anulimin e procedurave për shpalljen e kontratës fituese.

Pra, procedura ka qenë tejet e finalizuar dhe gati në lidhjen e kontratës.

Image
Tenderi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat