Moti i keq me erë e dallgë, vonesa në lundrimin e trageteve të linjës Durrës-Bari

Shqipëria

Moti i keq me erë e dallgë, vonesa në lundrimin e trageteve të linjës Durrës-Bari

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 09:39
Ilustrim

Për shkak të motit të keq me erë dhe dallgë të forta janë krijuar vonesa në udhëtimet me traget nga porti i Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas.

ABC mëson se nga Durrësi është nisur vetëm një traget por me disa orë vonesë. Ndërkohë që dy tragete në Bari janë nisur drejt Durrësit me 7 orë vonesë.

Nisja ishte parashikuar mbrëmjen e djeshme në orën 23:00 por është bërë në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm.

“Rigel III” i parashikuar po ashtu për t’u nisur në orën 23:00 nuk është nisur fare për shkak të defektit teknik.

Autoritetet kanë urdhëruar që të ndalohet dalja në det e të gjitha anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese për shkak të motit të keq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat