Shirat e dendur fryjnë Drinin, banorët e Nënshkodrës në ankth nga përmbytjet

Shqipëria

Shirat e dendur fryjnë Drinin, banorët e Nënshkodrës në ankth nga përmbytjet

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 13:52
Foto ilustrim

Moti i keq që ka përshirë vendin tonë ditën e sotme ka sjellë problematikat e para në disa qytete, veçanërisht në Durrës dhe Vlorë, ku janë shfaqur vështirësi me ankorimin dhe nisjen e tragetëve.

Ndërkohë, në zonat malore të Shkodrës janë hasur probleme në akset rrugore, ndërsa banorët e Nënshkodrës janë me sytë nga kaskada e Drinit ku nëse prurjet rriten, hapja e portave të shkarkimit është e pashmangshme.

Banorët e Nënshkodrës janë me sytë nga qielli pasi nëse shtohen reshjet dhe prurjet dhe vendoset hapja e portave të shkarkimit atëherë përmbytjet janë të pashmangshme.

Të dhënat tregojnë se aktualisht nuk ka gjasë të vendoset një hapje e portave, por asgjë nuk përjashtohet me shtimin e reshjeve. Problematike aktualisht paraqitet në rrugën e Thethit për shkak të reshjeve të dëborës. Edhe në juglindje, në aksin Shtyllë-Panarit paraqiten vështirësi dhe problematika në rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat