Si u zbulua vdekja në punë e minatorit, kolegët thanë se ishte vdekje natyrale

Shqipëria

Si u zbulua vdekja në punë e minatorit, kolegët thanë se ishte vdekje natyrale

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 13:04
Ilustrim

Është dashur një hetim më i thellë për të zbuluar arsyet e vërteta të vdekjes së një minatori në Bulqizë.

Policia e Bulqizës ka arritur të zbardhë ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në fabrikën e pasurimit të kromit ku humbi jetën Mustafa Kamishi 65 vjeç.

Fillimisht kolegët e kanë dërguar trupin e 65 vjeçarit në banesë, për tu dukur si vdekje natyrale

Por pas një hetimi është zbuluar se vdekja e tij ka ardhur gjatë punës.

Nga ana e grupit hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ka rezultuar se Kamishi,  punëtor në subjektin Fabrika e Pasurimit të Kromit Bulqizë, ka qenë duke punuar në zonën e grumbullimit të ujërave kulluese të fabrikës, së bashku me Rruzhdi Koçin, dhe Avni Alliun.

Të tre të hipur mbi një varkë të improvizuar dhe gjatë lëvizjes me të, kanë humbur ekuilibrin duke rënë në ujë, ku si pasojë shtetasi Mustafa Kamishi, ka humbur jetën, dhe pas ngjarjes trupin e viktimës e kanë dërguar në banesë.

Ata u kanë thënë se Kamishi kishte humbur jetën në mënyrë natyrale, por më pas është zbuluar e vërteta duke çuar në pranga edhe tre persona.

Policia ka arrestuar drejtuesin e fabrikës Islam Nika 53 vjeç dhe punëtorët Rruzhdi Koçi 52 vjeç e Avni Alliu 38 vjeç.

Policia ka vënë në pranga tre persona nën akuzat ‘Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë’, ‘Moskallzim krimi’ dhe ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat