Ngacmonte vajza të mitura, 59-vjeçari kapet në flagrancë

Shqipëria

Ngacmonte vajza të mitura, 59-vjeçari kapet në flagrancë

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 10:45
Ilustrim

Një 59 vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës për “Ngacmim seksual”.

Mësohet se 59-vjecari nëpërmjet telefonit dhe rrjeteve sociale, mashtronte femra, kryesisht të mitura, për përfitim seksual.

Në kuadër të këtyre hetimeve është bërë i mundur identifikimi në kohë i personit të dyshuar dhe parandalimi i kryerjes së veprimeve të mëtejshme kriminale nga ky shtetas, me të miturat.

Ky shtetas u kap në kushtet e flagrancës, pasi kishte organizuar një takim me një shtetase tjetër të mitur.

Gjatë veprimeve hetimore (këqyrjes së celularit) janë gjetur prova kompromentuese për këtë shtetas, që e implikojnë në këtë veprimtari kriminale.

Ai ka qenë i dënuar më parë për të njëjtën vepër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat