Vdekja e foshnjës 3-muajshe në Has, reagon Bashkia: E ëma është me probleme të shëndetit mendor

Shqipëria

Vdekja e foshnjës 3-muajshe në Has, reagon Bashkia: E ëma është me probleme të shëndetit mendor

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Bashkia e Hasit ka reaguar në lidhje me vdekjen e foshnjës 3 muajshe në këtë qytet. Përmes një postimi në facebook, bashkia bën me dije se a qenë e vëmendshme ndaj nevojave të familjes duke i mbështetur ata, duke i ofruar banese sociale, ushqime dhe medikamente.

Gjithashtu bashkia thekson se duke njohur situatën e familjes, ku mamaja e foshnjës ishte diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor, ka propozuar vendosjen e fëmijës në një institucion të përkujdesit për fëmijë, e cila është kundërshtuar nga gjyshja.

REAGIMI Bashkia HAS

Në emër të gjithë qytetarëve të Hasit, Bashkia e Hasit i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Peca për humbjen tragjike të foshnjes.

Bashkia Has në bashkepunim me partnerë të tjerë në vazhdimësi ka qenë e vëmendshme ndaj nevojave të familjes duke i mbështetur ata, duke i ofruar banese sociale, ushqime dhe medikamente.

Krahas kësaj ndihme, nga strukturat e sherbimit social, nëna mbështetet me pagesën e programit të aftësisë së kufizuar. Gjithashtu është përfituese e ndihmës ekonomike.

Duke qenë se zonja është diagnostikuar me problematika të shëndetit mendor, grupi teknik ndërsektorial ka propozuar vendosjen e fëmijës në një institucion të përkujdesit për fëmijë, si një masë emergjente pasi prindi nuk mund të ushtrojë përgjegjësinë prindërore, masë e cila u kundërshtua nga gjyshja e fëmijës, e cila ka deklaruar se do të kujdeset për fëmijën. Në këto kushte, pas deklaratës së lëshuar nga gjyshja e femijes, ka qenë i pamundur transferimi në institucion rezidencial.

Edhe një herë Bashkia Has me pikëllim dhe dhimbje, shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe të afërmve të fëmijës për humbjen e rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat