Aksident në Krujë/ Shoferja humb kontrollin dhe përplaset me murin, plagoset pasagjeri

Shqipëria

Aksident në Krujë/ Shoferja humb kontrollin dhe përplaset me murin, plagoset pasagjeri

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 19:12
Foto ilustrim

Një aksident është regjistruar sot në Luz të Krujës. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:45. 

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se automjeti me drejtuese shtetasen me inicialet A. D., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur rrethues.

Ku si pasojë është dëmtuar pasagjeri me inicialet B. D., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat