U ndërruan bravat, anëtari i Komisionit të Rithemelimit kallëzon në polici PD-në e Elbasanit

Shqipëria

U ndërruan bravat, anëtari i Komisionit të Rithemelimit kallëzon në polici PD-në e Elbasanit

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 20:45
Ilustrim

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit për Elbasanin Blendi Himci ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë së Elbasanit PD-në e këtij qyteti.

Ky veprim është bërë për shkak të ndërrimit të bravave pranë selisë se Partisë Demokratik në këtë qytet.

Më herët Deputeti demokrat Luçiano Boçi denoncoi pak më parë se në qytetin e Elbasanit janë ndërruar bravat e dyerve të selisë së PD-së për të penguar lëvizjet dhe  referendumin e nisur nga Kuvendi i Berishës më 11 dhjetor.

Ndërkohë kryetari i PD-së Elbasan Eugen Isaj, i kontaktuar nga Ora News, ka mohuar se ka ndryshuar bravat e selisë blu.

Ai pohon se kampi tjetër edhe më herët nuk e ka pasur çelësin e godinës së Partisë Demokratike, pasi prej kohësh nuk e frekuentonin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat