Gledis Nano pret ambasadorin e OSBE: Të ngrihet qendra për menaxhimin e Integruar të Kufirit

Shqipëria

Gledis Nano pret ambasadorin e OSBE: Të ngrihet qendra për menaxhimin e Integruar të Kufirit

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 16:53
Foto nga takimi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, priti në një takim kortezie kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco.

Nano dhe Del Monaco i vlerësuan si mjaft të mira marrëdhëniet mes Policisë së Shtetit dhe OSBE-së, si dhe dhe theksuan nevojën e bashkëpunimit akoma më shumë, pasi ndihma e dhënë nga OSBE-ja, jo vetëm në trajnimin e punonjësve të Policisë për proceset zgjedhore, por edhe për menaxhimin e integruar të kufijve apo në fusha të tjera, ka sjellë rritje të profesionalizmit në burimet njerëzore të Policisë së Shtetit.

Drejtori Nano ka kërkuar mbështetjen e Prezencës së OSBE-së, në fusha si krimi i organizuar, sidomos në fushatën kundër kultivimit të kanabisit, trafikimin e qenieve njerëzore, menaxhimin e integruar të kufirit dhe takimet ndërkufitare rajonale, sidomos sa i takon ngritjes së Qendrës për Menaxhimin e Integruar të Kufirit apo Qendrës së Përbashkët për Bashkëpunim Policor me Greqinë.

Ambasadori Del Monaco e ka siguruar Drejtorin e Përgjithshëm, se Prezenca e OSBE-së mbetet e vendosur ta mbështesë Shqipërinë në menaxhimin e integruar të kufirit, jo vetëm në nivel teknik, por edhe në nivel politik, po ashtu edhe në përpjekjet e saj në luftën kundër krimit të organizuar dhe luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë këtij takimi u diskutuan dhe çështje të tjera me interes të përbashkët, si ato që lidhen me akreditimin e Institutit të Policisë Shkencore apo krimin kibernetik, që ka marrë vëmendje të shtuar, sidomos vitet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat