Lulzim Basha tregon gabimin që bëri me Berishën: Kërkoj ndjesë për këtë! Ai e di se...

Shqipëria

Lulzim Basha tregon gabimin që bëri me Berishën: Kërkoj ndjesë për këtë! Ai e di se...

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 13:35
Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha pjesën më të madhe të fjalimit të tij e kushtuar për vendimin e marrë për përjashtimin nga grupi i PD-së, Sali Berishën, pasi u shpall si person "non-grata".

"Ndaj edhe gabimi im më i madh është mbajtja, apo lejimi i dualizmit në drejtimin e PD-së. Dualizmit në përceptim dhe dualizmit real, kur ish kryetari e bëri funksion de facto dublimin e kryetarit, e bëri rutinë hijezimin e kryetarit me protagonizmin e tij. Faktet janë me qinda mijëra. Kushdo i ka parë. Kjo histori nuk ndaloi tetë vjet me radhë. Është përgjegjesia ime që nuk kam mundur ta zgjidh në kohën e duhur ketë nyje gordiane. Berisha nga ana tjetër ka qenë i njoftuar se protagonizmi i tij është një barrë për rritjen dhe fitoren e Partisë Demokratike", tha Basha gjatë fjalës së tij.

Fjalimi i Bashës

Kriza që po përjeton këto muaj Partia Demokratike shpërtheu në datë 9 shtator, pas vendimit tim për pezullimin e Sali e Berishës.

Por kjo krizë nuk lindi atë ditë, ajo ka një parahistori që lidhet me raportin e Sali Berishës me Partinë Demokratike, të cilën e konsideron pronë private, me bashkëputorët e tij të cilët i konsideron kukulla, me demokratët e thjeshtë të cilët po tregon se i konsideron numërorë topi për interesat e hallet e tij.

Kjo është kriza “Berisha”, që ka vegjetuar gjatë në trupin e PD-së në formën dhe përmbajtjen e kulturës të linçimit dhe terrorizimit të kundërshtarëve dhe mendimit ndryshe, nga e cila ai nuk arriti të shkëputej kurrë. Kjo ndoshta mund të na jetë dukur e përshtatshme për disa kohë, madje edhe e volitshme atërherë kur batareja zbrazej drejt kundërshtarëve tanë, por kjo na ka armiqësuar për shumë gjatë me nje pjesë të madhe të popullsisë.

Kjo krizë shpërtheu ditën kur unë mora vendimin.

Xhindosja e tij zbuloi të vërtetën e hidhur se Sali Berisha bëri sikur iku në vitin 2013, por në fakt nuk iku kurrë.

Kjo krizë zbuloi gjithashtu se xhindosja e tij nuk është me Partinë Demokratike, nuk është me mua, që jam pengesa që ai ta kthejë atë në një bunker kundër aleatit strategjik të shqiptarëve dhe kundër interesave të demokratëve, por xhindosjen e ka me SHBA-të.

E gjitha kjo nuk është gjë tjetër vecse një mendësi e së kaluarës, një sedentim I mendësisë puniste që nuk mund të mos e shoqëronin në startin e saj demokracinë tonë të re.

Ne nuk jemi këtu për të bërë gjyqin e ndokujt, ne nuk jemi dogmatikë, as të ngushtë e të paditur që të mos e dimë se me të vërtetë, një sistem i urryer mund të shembet për pak ditë a pak javë, por shembja e mendësive të ngulitura për 50 vjet kërkon kohë.

Aq me shumë në Shqipëri ku terrori sundonte territorin dhe individët, mendjet dhe shpirtrat, ku disidenca ishte e izoluar në burgje e kampe, ku liria merrte frymë me pipë në mjedise të ngushta, ku ndryshimet erdhën nga studentët dhe elitat e formuara brenda sistemit. Për ne mbeten të nderuar të gjithë ata që i dolën zot ndryshimit, ata të vijës së parë dhe gjithë shqiptarët që u bashkuan në rrugën e re.

Por mendësitë komuniste janë një mall toksik, ato nuk mund ta shoqërojnë nga një dekadë në tjetren drejtimin politik të partive dhe të vendit, nuk mund t’i shartohen kaq gjatë demokracisë. Sepse kjo është mënyra për ta vrarë demokracinë.
Ndaj edhe gabimi im më i madh është mbajtja, apo lejimi i dualizmit në drejtimin e PD-së.

Dualizmit në përceptim dhe dualizmit real, kur ish kryetari e bëri funksion de facto dublimin e kryetarit, e bëri rutinë hijezimin e kryetarit me protagonizmin e tij.

Faktet janë me qinda mijëra. Kushdo i ka parë.

Kjo histori nuk ndaloi tetë vjet me radhë.

Është përgjegjesia ime që nuk kam mundur ta zgjidh në kohën e duhur ketë nyje gordiane. Berisha nga ana tjetër ka qenë i njoftuar se protagonizmi i tij është një barrë për rritjen dhe fitoren e Partisë Demokratike.

Megjithatë, unë u kërkoj sot ndjesë demokratëve, me bindjen se ata kanë një ide të qartë për hezitimin tim, që ka qenë edhe hezitimi i shumë prej tyre.

Njohja e gabimeve është premisa e korigjimit të tyre. Në këtë kuvend të lirë, unë mbaj shënim me respekt për gabime të tjera nga diskutimet tuaja. Dua të nënvizoj se kapërcimi i dualizmit përbën zgjidhjen e një prej nyjeve të krizës për të cilën po flasim.

Sot partia ka një kryetar dhe ajo duhet të ketë gjithnjë një kryetar.

Nga ana tjetër, ne caktuam një standart në qëndrimin tonë ndaj personave që shpalleshin non grata nga SHBA: përjashtimin e tyre nga politika. Sepse përdorimi nga SHBA i sanksioneve kundër zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të korruptuar në Shqipëri ka qenë dhe është një faktor vendimtar për shembjen e sundimit aktual dhe shumëvjeçar të korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në Shqipëri.

Cfarë mund të bënin ne, çfarë mund të bëja unë kur goditja ra në shtëpinë tonë? Të shkelja standartin që vetë ne, të gjithë bashkë, nga I pari tek I fundit, përfshirë vetë Sali berishën e kishim vendosur, atëherë kur shpalljet non grata binin mbi bashkëpunëtorë dhe aleatë të Ramës? A nuk do të ishte ky kulmi i hipokrizisë para shqiptarëve?

A do të kishim fytyrë të përmendnim antikorrupsionin, a do të na besonte njeri, a nuk do të bëheshin shkrumb e hi si parulla bajate qëndrimet e zotimet tona?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat