Gjirokastër/ 39-vjeçari kapet në hotel me kokainë

Shqipëria

Gjirokastër/ 39-vjeçari kapet në hotel me kokainë

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 12:13
Foto ilustrim

Një 39-vjeçar është proceduar penalisht, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një hoteli ku qëndronte, u gjet një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë dhe një shkop(shufër) metalik(dyshohet si armë e ftohtë).

Policia njofton se 39-vjeçari me iniciale V.B është banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Gjithashtu është proceduar penalisht edhe një 21-vjeçar me iniciale A.D, banues në Sarand.

Pasi në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në afërsi të fshatit Dervician, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip "Mercedez Benz" ku ky shtetas udhëtonte si pasagjer, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis  sattiva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat