Banorët në Moravë protestojnë për çmimin e shpronësimit: Vlera reale 10-fish më e lartë

Shqipëria

Banorët në Moravë protestojnë për çmimin e shpronësimit: Vlera reale 10-fish më e lartë

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 12:27
Ilustrim

Banorët e fshatit Moravë në protestë kundër Ministrisë së Mbrojtjes për çmimin e shpronësimit të tokave e shtëpive.

Banorët nuk janë dakord me vlerën prej 2 milionë e 3 mijë lekë (të vjetra) për dynym, që ka përcaktuar Ministria e Mbrojtjes dhe deklarojnë se ky çmim është qesharak.

Sipas banorëve çmimi me të cilin duhet të shpronësohen është 10-fish me i lartë se ky që është përcaktuar.
Banorët e kanë protestën e tyre të dytë dhe deklarojnë se do ti përshkallëzojnë protestat.

Tokat dhe pronat e tyre po shpronësohen për ndërtimin e Aerodromit të NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat