“Jo takime me armikun e vëllait!”- Ish-ministri sulmon Ramën e Vuçiçin

Shqipëria

“Jo takime me armikun e vëllait!”- Ish-ministri sulmon Ramën e Vuçiçin

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 17:34
Ylli Manjani

Në fjalën e mbajtur sot para Kryeministrisë ish-ministri Ylli Manjani deklaroi se Vuçiç nuk mund të jetë mik i shqiptarëve për sa kohë është armik i Kosovës dhe nuk e njeh si shtet.

Manjani tha se sot në Shqipëri kanë ardhur mysafirë ata që bashkë me të zotin e shtëpisë hanë trutë e peshkut për të na shitur trutë e gomarit.

“Nuk kam ardhur as për qokë as për patriotizëm. Ne nuk jemi patriot, ne jemi shqiptarë. Historia është e thjeshtë, sonte në Shqipëri na kanë ardhur mysafirë dhe bashkë me të zotin e shtëpisë po hanë trutë e peshkut për të na shitur trutë e gomarit. Kjo është histori gomerësh, dhe gomerët ju e dini ku e kanë vendin. Përulem para jush me një respekt të thellë për një proces të jashtëzakonshëm demokratik, ju i keni dhënë Shqipërisë një model që nuk e kishin parë. Ju u vetorganizuat, u vetmbolodhët, ju treguat se anëtarët janë më të fortë se kryetarët. Aq më tepër me kryetarët gjumash. 

Sepse shikoni miqtë e mi, demokracia në Shqipëri sot ka dy armiq, faqezinjtë dhe kapuçzinjtë. Me kapuçzinjtë kam një ftesë, shkoni në shtëpi se ju presin kalamajt, mos i bëni fëmijët me turp, sepse nuk e ndalni dot vullnetin e anëtarësisë, të popullit shqiptar. Unë kam një fjalë me mysafirin, nëse nuk njohin Kosovën nuk njohin Shqipërinë. Nuk jam diplomat dhe nuk kam patriotizma për të shitur. Kështu zotëri nëse do të jesh mik me shqiptarët njih Kosovën! Nuk mund të ecim më as me tru peshku as me tru gomari. Kemi detyrë të jemi në krah me Kosovën dhe nuk mund të ulemi në tryezë në krah me Serbët. Nuk mund të shkojmë në takime me armikun e vëllait”, tha Manjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat