Këlliçi: Djegia e flamurit serb akt i dënueshëm! Veprim i gabuar shoqërimi i minoreneve në komisariat

Shqipëria

Këlliçi: Djegia e flamurit serb akt i dënueshëm! Veprim i gabuar shoqërimi i minoreneve në komisariat

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 00:52
Belind Këlliçi

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, djegien e flamurit serb në protestën e ditës së sotme e ka konsideruar si akt të gabuar.

Në një intervistë me gazetaren Matilda Mcini, Këlliçi tha se nuk e di se kush fshihet pas këtij veprimi, ndërsa shton se nuk ka pasur asnjë tentativë për një akt të tillë.

Belind Këlliçi: Protesta është një mjet për të shprehur të gjithë indinjatën dhe revoltën, ndaj një vendimi të gabuar të qeverisë. Të vetmit që nuk po shkaktojnë problem është PD e rithemeluar. Qytetarët erdhën protestuan paqësisht me pankarta, kundër vizitës së Vuçiç në Tiranë dhe kundër këtij projekti. 

Djegia e flamurit serb akt i gabuar. Ishte një gabim. Askush nuk ka bërë thirrje për të djegur simbolet e një shteti tjetër, dhe nuk shkon ai gjest që ka ndodhur. Akt i dënueshëm. Por s’ka pasur asnjë tentativë për ta organizuar këtë akt. Nuk ia kam idenë se kush qëndron pas atij akti, por n ë gjykimin tim duhej shmangur.

Ai tha se pas këtij akti ka ardhur dhe një veprim tjetër edhe më i rëndë. Këlliçi bën me dije se policia ka shoqëruar në komisariat dhjetëra minorenë, ndërsa prindërit e këtyre të fundit pretendojnë se mbi ta është ushtruar dhunë.

Belind Këlliçi: Ky i akt ndiqet me një akt tjetër dhe me të gabuar, me shoqërimin e 10-tra minironëve. Në komisariatin nr.1 dhe 2 të Tiranës, janë shoqëruar minorenë të moshës 15, 16, 17 vjeç që janë shoqëruar. Më kanë marrë prindërit e tyre ne telefon, pasi pretendojnë se është përdorur dhunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat