Godet me sende të forta dhe i vjedh portofolin 56-vjeçarit, arrestohet autori

Shqipëria

Godet me sende të forta dhe i vjedh portofolin 56-vjeçarit, arrestohet autori

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 19:42
Foto ilustrim

Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia në Divjakë, pasi ka goditur me sende të forta dhe ka vjedhur një 56-vjeçar, i cili ka humbur dhe ndjenjat për shkak të dhunës.

Pas marrjes së denoncimit nga shtetasi Ll. M., 56 vjeç, banues në Divjakë, se një shtetas i kishte marrë me dhunë portofolin me një sasi parash, duke e goditur me sende të forta deri në humbjen e ndjenjave, menjëherë shërbimet e Policisë Divjakë kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë, të autorit të dyshuar të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasin Edmond Gjini, 54 vjeç, banues në Divjakë, i dënuar më parë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi të parave që autori i ka vjedhur me dhunë 56-vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat