Përfundon takimi i Ramës me ministrat! Çfarë u diskutua për 6 orë në ‘Vilën 30’

Shqipëria

Përfundon takimi i Ramës me ministrat! Çfarë u diskutua për 6 orë në ‘Vilën 30’

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 15:57
Qeveria Rama 3

Ka përfunduar pas 6 orësh takimi i Edi Ramës me ministrat.

Pas 100 ditesh te mandatit te trete, kryeministri Rama mblodhi ministrat e tij, në atë që njihen si “Retreat”.

Në mjediset e Viles 30, prej mëngjesit secili nga ministrat raportoi për punën e deritanishme, objektivat e përmbushur dhe ato në pritje për t’u realizuar.

Qëllimi i mbledhjes me orë të gjata ishte analiza e 100 ditëshit të mandatit të tretë qeverisës.

Përveç raportimit të rezultateve të deritanishme, kreu i qeverisë u ka komunikuar edhe se cilat janë prioritetet për muajt në vazhdim.

Kujtojmë se në programin qeverisës, Edi Rama si shtylla kryesore vendosi rimëkëmbjen e vendit pas tërmetit dhe pandemisë.

Shtylla e dytë ishte mirëqenia sociale dhe zhvillimi i sektorëve të caktuar të ekonomisë, ai në fushën e transportit ajror dhe detar. Po aq e rëndësishme në përmbushjen e programit qeverisës, është edhe zbatimi i reforme në drejtësi, ashpërsimi i luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat