Poliçan, kërcënonte me thikë qytetarët e policët brenda lokalit, arrestohet 44-vjeçari

Shqipëria

Poliçan, kërcënonte me thikë qytetarët e policët brenda lokalit, arrestohet 44-vjeçari

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 16:06
Foto ilustrim

Policia e Poliçanit ka parandaluar një përplasje me thikë në ambientet e një lokali në qendër të qytetit

Policia ka marrë telefonatave nga qytetarët, ku një shtetas me inicialet A. Sh. po kërcënonte me thikë qytetarët e pranishëm.

Gjatë momentit të ndalimit, ky shtetas ka kërcënuar me mjet prerës (thikë) punonjësit e Policisë dhe i ka kundërshtuar ata me dhunë gjatë shoqërimit.

“Në përfundim të hetimeve të para hetimore, specialistët e Seksionit për Krimet kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Sh., 44 vjeç, banues në Poliçan, për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe kanë sekuestruar thikën që ai mbante në dorë. Gjatë hetimeve ka rezultuar se shtetasi A. Sh. është me probleme të shëndetit mendor.” – bën me dije policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat