E rëndë në Bulqizë/ Pasi bëjnë për spital rojen e karburantit, autorët vjedhin pamjet e kamerave të sigurisë

Shqipëria

E rëndë në Bulqizë/ Pasi bëjnë për spital rojen e karburantit, autorët vjedhin pamjet e kamerave të sigurisë

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 10:52
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në hyrje të qytetit të Bulqizës.

Rreth orës 04.30, persona të paidentifikuar kanq goditur me grushta për motive të dobëta 57-vjeçarin e identifikuar me inicialet N. U., që ishte roje në një pikë  karburanti, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Personat ende të pa identifikuar kanë marrë vetëm dvd e regjistrimit të  kamerës së sigurisë dhe janë larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e personave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat