Ish presidenti: Politika jonë vuan nga mungesa e demokracisë, kemi bërë hapa false në politikë e jashtme

Shqipëria

Ish presidenti: Politika jonë vuan nga mungesa e demokracisë, kemi bërë hapa false në politikë e jashtme

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 23:53
Bamir Topi

Në një intervistë për RTV Ora, ish-presidenti Bamir Topi u shpreh se politika shqiptare vuan nga mungesa e demokracisë, duke thënë se në PS kjo është e dukshme, ndërsa në PD është më e shprehur.

Ai theksoi se Shqipëria këtë vit nuk ka pasur ndonjë arritje për tu shënuar, duke thënë se kemi bërë hapa false në politikën e jashtme, sidomos me nismën e Ballkanit të Hapur.

Topi: Përgjithësisht politika shqiptare vuan nga mungesa e demokracisë. Mazhoranca edhe pse ka numrat për të qeverisur e sheh se brenda atij subjekti politik, demokracia varfërohet çdo ditë. Nuk shihet një lloj optimizmi se demokracia forcohet. Ndërsa te opozita është më e shprehur dhe kjo është keqardhja më e madhe për opozitën. Sigurisht që ka edhe një element pozitiv këtu, pasi gjërat që akumulohet duhet të shpërthejnë. Ngjarjet në PD kanë marrë me vete edhe fatin e interesit opozitar. Opozita është institucion brenda një shoqërie.

Shqipëria këtë vit nuk ka pasur ndonjë arritje për tu shënuar, sepse jemi mësuar për çdo vit me një ngjarje. Kemi bërë hapa false në politikën e jashtme, sidomos me nismën e Ballkanit të Hapur. Unë si ish-kryetar shteti, parimet e politikës së jashtme dhe nevojën për të bashkëpunuar në rajon, janë në themelin e mendimit politik. Nuk ka njeri të jetë kundër lëvizjes së lirë, por në këto marrëdhënie nuk ka vetëm ekonomi, pasi së pari janë politike.

Topi shtoi se qëndrimi i presidentit Vuçiç nuk shfaq probleme në raport me ekonominë, por ama shfaq në aspektin politik, që është thelbi i çështjes.

Topi: Po ta shohësh qëndrimi ne Vuçiçit për Kosovën, ai është shprehur se nuk bëhet pengesë në raport ekonomik, pasi ka interesa të tilla në raport me Ballkanin e Hapur, por sa i takon njohjes dhe çështjes politike, ai e çon me djallëzi çështjen në Bruksel. Unë mendoj se dominanti i gjithçkaje është politika. Këtu edhe bashkëudhëtimi i disa mediave në vend është bërë me politikën në krah.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat