A e ndjek ‘Big Brother VIP’? Kryeministri Rama jep përgjigjen e prerë

Shqipëria

A e ndjek ‘Big Brother VIP’? Kryeministri Rama jep përgjigjen e prerë

Më: 6 janar 2022 Në ora: 14:58
Edi Rama

Big Brother VIP” është pa diskutim ‘reality show’ më i suksesshëm i momentit në Shqipëri.

Të gjithë sytë janë drejt shtëpisë së “VIP-ave”, kështu që në komunikimin e kryeministrit Edi Rama dje me qytetarë, përmes “Facebook-ut”, nuk mund të mungonte një pyetje për “BBV”.

Kryeministri tha se nuk e ndjek.

Më pas foli për problemet serioze që ka vendi, duke i kushtuar më shumë rëndësi pyetjeve rreth pensioneve, rritjes së pagës minimale, që këtë vit bëhet 32.000 lekë dhe Projektin e Rindërtimit, nga i cili deri më tani kanë hyrë në banesat e reja qindra qytetarë, që tërmeti i 26 nëntorit 2019 i la pa shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat