Shpërthen një makinë në ecje e sipër në Unazën e Re, plagoset shoferi dhe pasagjeri

Shqipëria

Shpërthen një makinë në ecje e sipër në Unazën e Re, plagoset shoferi dhe pasagjeri

Më: 7 janar 2022 Në ora: 07:56
Ilustrim

Një makinë ka shpërthyer pas mesnate në Unazën e Re në afërsi të rrethit të Selitës, për pasojë kanë mbetur të plagosur shoferi M.H. 42 vjeç dhe pasagjeri S.D. 26 vjeç.

Policia dha detajet për ngjarjen:

Më datë 07.01.2022, rreth orës 02:50 të mëngjesit, në Unazën e Re, në afërsi të rrethit të Selitës, në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer dyshohet lëndë plasëse në mjetin në lëvizje, me drejtues shtetasin M. H., 42 vjeç dhe pasagjer shtetasin S. D., 26 vjeç. 

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore. 
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat