Berisha zbulon skenarin e protestës: Ja si do t'i hapim dyert nesër, Basha do të dalë...

Shqipëria

Berisha zbulon skenarin e protestës: Ja si do t'i hapim dyert nesër, Basha do të dalë...

Më: 7 janar 2022 Në ora: 21:37
Sali Berisha

(E plotësuar 22:05) - Trondit Sali Berisha, tregon provat që ka në telefon: Pa gjak nuk e lëshojnë selinë

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka bërë një deklaratë shumë të fortë.

Ai tha se ka prova në telefon se dhënësit më të afërt të Lulzim Bashës kanë kërcënuar se do ketë viktima të nesërmen dhe kanë thënë se pa gjak nuk e lëshojnë selinë.

“Kemi dokumente ku zëdhënësit më të afërt të Lulzim Bashës kanë kërcënuar se do ketë viktima të nesërmen dhe kanë thënë se pa gjak nuk e lëshojnë selinë. I kam provat në telefon.

Ne do shkojmë të hapim dyert e shtëpisë tonë. Po i hapi Lulzim Basha ne nuk përdorim asnjë mjet. Ne nuk dhunojmë kurrë, është shtëpia jonë ajo, ata janë punonjës së PD”, tha Berisha i ftuar në një intervistë televizive.

A ka pasur negociata? Berisha tregon mesazhin e vetëm telefonik që i dërgoi Bashës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar në mënyrë kategorike se ka pasur ndonjë përpjekje mes Lulzim Bashën për të arritur ndonjë kompromis për të sheshuar përplasjet ndërmjet tyre.

Ai në një studio televizive u shpreh se nuk ka pasur asnjë hap të tillë, ndërsa zbuloi mesazhin e vetëm që i ka dërguar krydemokratit Lulzim Basha.

"Nuk ka pasur asnjë përpjekje. I vetmi mesazh në telefon që i kam dërguar është ai për ngushëllimin e babait të tij. Një mesazh i thjeshtë komunikimi", tha Berisha.

Berisha theksoi se Bashës i ka mbaruar afati dhe se nuk ka se çfarë të negociojë.

Berisha zbulon skenarin e protestës: Ja si do t'i hapim dyert nesër, Basha do të dalë...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar skenarin se çfarë do të ndodhë në ditën e shtunë në prostestën përpara selisë së PD-së.

Në një intervistë televizive, Berisha u shpreh se gjithçka do të jetë paqësore dhe e nuk do t'i preket asnjë qime floku personave që do të gjenden në seli, duke nënkuptuar deputetët e PD-së.

"Morali i protestës nuk ka të bëjë me një zyrë por me një parim themelor, të demokracisë dhe pluralizmit, shumica vendos dhe pakica respekton këtu është gjithçka. Basha në përputhje me procedurat statutore është shkarkuar nga anëtarësia. Nesër rivendoset parimi shumica vendos, pakica pranon.  Protestë e fuqishme paqësore, ne do të jemi aty në mënyrë kategorike nuk pranojmë asnjë akt dhune.

Nuk është dhunë, hapja e derës, nëse tjetri mbyll derën. Unë nuk po shkoj dyert e PS-së, për të protestuar unë po shkoj te shtëpia ime. Absolutisht do të përdoren mjete që hapin dyert e hekura. Por të garantojë se nuk është dhunë, është hapja e derës së shtëpisë. Asnjë qime floku nuk do t'i preken atyre deputetëve që janë brenda", tha Berisha.

Më tej ai shtoi se "ai që nuk don që ne të hyjmë aty, është vetëm një, e Basha është njeriu i shkarkuar nga anëtarësia dhe që përdor milionat e plaçkitura për llogari të tij".

Berisha ritheksoi se dyert do të hapen nëse Basha i mban të mbyllura ato. Ai shtoi se nëse Basha refuzon të dalë nga zyra, ai do të dalë butësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat