Policia gjen arsenal armësh në një stan në Peqin

Shqipëria

Policia gjen arsenal armësh në një stan në Peqin

Më: 8 janar 2022 Në ora: 19:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Shërbimet e Drejtorisë së Policisë Elbasan në bashkëpunim me komisariatin e Peqinit kanë sekuestruar një arsenal armësh në një stan bagëtish në lagjen ‘Varreza’ të Peqinit.

Kallashnikov, pistoleta, fishekë, granata, thika, shkopa gome janë pjesë e këtij arsenali.

Mësohet se në pranga janë vënë dy persona.

Dyshohet se armët mund të kenë lidhje me ngjarjet e fundit kriminale në këtë qytet ku mbeti i vrarë Albi Bashaliiu. Megjithatë, armët do i nënshtrohen ekspertizës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat