Bardhi del në deklaratë për mediat: Pse po ndodh kjo maskaradë me urdhër të Ramës

Shqipëria

Bardhi del në deklaratë për mediat: Pse po ndodh kjo maskaradë me urdhër të Ramës

Më: 8 janar 2022 Në ora: 20:01
Gazmend Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka akuzuar policinë e shtetit se ka shoqëruar nga oborri i selisë blu anëtarë të Këshillit Kombëtar e zyrtarë të PD.

Në një prononcim për mediat Bardhi e ka konsideruar këtë një maskaradë me urdhër të Edi Ramës.

“Janë ata poshtë. Ju më thoni se janë ata lart. Ata janë shefat. Policia e shtetit hyri në rol. Më duhet të marr informacion nga policia pse po ndalohen anëtarët e Këshillit Kombëtar në oborrin e Partisë Demokratike. Çdo person që ka qenë brenda selisë ka kaluar në një procedurë verifikimi dhe është kontrolluar fizikisht. Në përfundim të veprimeve nga prokuroria janë kontrolluar edhe zyrat e deputetëve.

Ne nuk kemi asgjë për të fshehur dhe i kemi lejuar t’i kontrollojnë edhe pse pa autorizim. Lanë disa policë në oborr dhe dua t’i pyes Sokrat Turtulli që është shoqëruar në polici dhe kryetari i PD Durrës Luan Hoti. Pse po ndodh kjo maskaradë me urdhër të Edi Ramës?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat