Vokshi, Balliu, Bylykbashi në pritje të seancës! Sot dalin para gjykatës të arrestuarit për protestën e 8 janarit

Shqipëria

Vokshi, Balliu, Bylykbashi në pritje të seancës! Sot dalin para gjykatës të arrestuarit për protestën e 8 janarit

Më: 12 janar 2022 Në ora: 11:13
Vokshi, Balliu, Bylykbashi

Sot pritet të jepen masat e sigurisë për 34 të arrestuarit e protestës së dhunshme të 8 janarit e zhvilluar para selisë së PD. ndërsa në sallën e gjyqit për të ndjekur dhe seancën ka shkuar edhe Albana Vokshi, Klevis Balliu dhe Oerd Bylykbashi.

Burime për gazetaren, Anila Hoxha thanë se nga 34 të arrestuar, prokuroria kërkon për 29 persona masën “Detyrim paraqitje”.

Ndërsa për 5 persona “Arrest shtëpie”. Mes personave të arrestuar ka edhe qytetarë nga Kosova.

Sipas akuzave që janë ngritur, rezulton se 11 nga të arrestuarit janë mbështetës të Bashës dhe 23 të tjerë të Berishës.

Të shtunën, selia e Partisë Demokratike u sulmua me forcë nga mbështetës të Sali Berishës që iu përgjigjën thirrjes së tij për të protestuar për largimin e kreut Lulzim Basha.

Protestuesit tentuan të hapin me forcë dyert e blinduara dhe thyen xhamat. Menjëherë ndërhyri policia për të shpërndarë turmën, ku u përdor edhe gaz lotsjellës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat