Artur Zheji del me paralajmërimin e papritur për Sali Berishën dhe mbështetësit e tij

Shqipëria

Artur Zheji del me paralajmërimin e papritur për Sali Berishën dhe mbështetësit e tij

Më: 12 janar 2022 Në ora: 15:01
Sali Berisha

Analisti Artur Zheji mendon se nëse Sali Berisha nuk do të preket nga drejtësia edhe personat e tjerë të arrestuar do të lirohen.

Zheji tha për emisionin ‘Pikat mbi i’ se ky është një test jo thjesht për doktorin.

“Në qoftë se ligjin e kanë shkelur 34 persona, atëherë i bie që edhe doktori e ka shkelur ligjin. O nuk ka ligj që dënon të zotët e shtëpisë për t’u kthyer në shtëpi dhe prandaj doktori nuk është i proceduar; o ka ligj dhe ky ligj përdoret në mënyrë selektive, është mbi ligjin doktori. Ky është një test, jo thjesht për doktorin. Në qoftë se doktori nuk ka për t’u prekur, se nuk kanë këllqe, do lirohen dhe të tjerët. Vetëmbrojtja është legjitime. Ata që tani kanë filluar të vendosin një lloj barazie, mes mbështetësve të Berishës dhe të Bashës.

O drejtësia është e padrejtë në rastin e doktorit dhe duhet t’i lirojnë ata djem në korridoret e gjykatës, o të bëjnë një interpretim të saktë ka apo nuk ka shkelje ligjore më 8 janar.”, u shpreh Zheji

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat