Gërdeci/ Kokalari kërkon që të thirret për të dëshmuar ish-shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura

Shqipëria

Gërdeci/ Kokalari kërkon që të thirret për të dëshmuar ish-shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura

Më: 13 janar 2022 Në ora: 23:21
Geri Kokalari

Aktivisti shqiptaro-amerikan Geri Kokalari thotë se pas rihapjes së dosjes “Gërdeci”, ku humbën jetën 26 persona dhe qindra të tjerë u plagosën duhet të thirret për të dëshmuar në prokurori edhe ish- shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Luan Hoxha.

Po ashtu Kokalari ngre pikëpyetje në lidhje me hetimet për vdekjen e biznesmenit Kosta Trebicka, e ndarë por njekohësisht e lidhur me Gërdecin.

“I kam shqyrtuar këto shkrime të vjetra për Fatmir Mediun dhe janë sërish aktuale për shkak të rihapjes së hetimit të Gërdecit. A do t'i thërrasë SPAK të gjithë dëshmitarët nga hetimi i parë? Po dëshmitarët që duhet të ishin thirrur, por nuk dëshmuan kurrë? Po një nga dëshmitarët më të rëndësishëm të zhdukur – Luan Hoxha?! E ndarë, por e lidhur me Gërdecin, ka ende shumë pyetje pa përgjigje për vdekjen e Kosta Trebickës! Unë do të doja të dija, pse dhe si e gjetën Kevin Teeter, një ushtarak nga Virxhinia.

Para së gjithash, është shumë e pazakontë që një vend i huaj të kërkojë ndihmën e një ushtaraku shtetëror nga SHBA.  Diçka tjetër që më shqetëson është pse Virxhinia? Një argument është se Uashingtoni DC është pranë Virxhinias, kështu që ndoshta ishte e lehtë për ambasadën e Shqipërisë në Uashington të kërkonin ndihmë nga trupat e shtetit të Virxhinias.  Nga ana tjetër, kontakti kryesor i Fatmir Mediut për mëngjesin e lutjes në Uashington ishte kongresmeni Frank Wolf nga Virxhinia. A është kjo thjesht një rastësi?”, shkruan Geri Kokalari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat