Drogë e armë zjarri, një i arrestuar në Mirditë, në hetim një tjetër

Shqipëria

Drogë e armë zjarri, një i arrestuar në Mirditë, në hetim një tjetër

Më: 14 janar 2022 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Goditet në Mirditë një rast i armëmbajtjes pa leje dhe i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Në pranga ka rënë një shtetas ndërsa është proceduar penalisht një tjetër.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

" Në Rrëshen, kanë ndaluar mjetin tip "Ford" me drejtues shtetasin A. D. dhe pronar shtetasin A. M.Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj drejtuesit të mjetit, shtetasit A. D., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike".

Në vijim të kontrolleve, në banesën e pronarit të mjetit, shtetasit A. M., janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, krehër kallashnikovi, municione luftarake të kalibrave të ndryshme, doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa dhe një peshore. 

Në përfundim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. M., 25 vjeç, banues në Gëziq, Mirditë, si dhe u procedua penalisht shtetasi A. D., 30 vjeç, banues në Rrëshen.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat