Rama dhe Erdogan dorëzojnë çelësat e 522 banesave për të prekurit nga tërmeti

Shqipëria

Rama dhe Erdogan dorëzojnë çelësat e 522 banesave për të prekurit nga tërmeti

Më: 17 janar 2022 Në ora: 10:42
Recep Tayyip Erdogan dhe Edi Rama

(E plotësuar 14:57) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dorëzuan çelsat e apartamenteve në Laç për familjet që ishin prekur nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019. Zona 1 e lagjes së re në Laç, projekti i financuar nga Turqia, ka 522 apartamente, 13 banesa kolektive dhe 26 hyrje pallatesh. Pjesë e lagjes së re janë edhe 25 njësi shërbimi, 380 vende parkimi, një qendër tregtare me 12 njësi shërbimi, një kënd lojërash dhe hapësira të gjelbra. Kostoja e këtij projeki ka qenë rreth 42 milionë euro.

Gjatë ceremonisë, presidenti turk u nderua me titullin “Qytetar Nderi i Kurbinit” me motivacionin për solidaritetin e ndihmën në ditët më të vështira për Kurbinin dhe kontributin e jashtëzakonshëm në procesin e rindërtimit. Gjithashtu, nga sot, sheshi i lagjes së re, në qytetin e Laçit do të mbajë emrin e Erdoganit, në shenjë mirënjohje dhe respekti për mbështetjen në procesin e rindërtimit pas tërmetit.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një fjalë rasti tregoi miqësinë e ngushtë me presidentin Erdogan, për më tepër e cilësoi si mik të madh të Shqipërisë. Rama u shpreh se presidenti turk mban fjalën dhe e dëshmon me vepra fjalën vëllazëri.

Rama: Erdogani bën atë që thotë

“Kam takuar thuajse të gjithë këta burrat e mëdhenj të shteteve për shkak të detyrës dhe është e vërtetë që shpeshherë janë kuriozë ‘ç‘është kjo miqësi kaq e ngushtë e imja me presidentin e Turqisë, dhe zakonisht priren ta shohin këtë si një çështje konspiracioni. ‘Jo po Turqia Neotomane, jo xhamitë, jo aspiratat e presidentit etj etj’. Kurse përgjigja ime është shumë e thjeshtë ‘Presidenti Erdogan thotë atë që bën dhe bën atë që thotë’. [...] Këtu mund të shikohet se çfarë do të thotë presidenti Erdogan kur thotë ‘Shqipërinë e kam në zemër dhe çfarë i dhemb Shqipërisë, më dhemb dhe mua’. [...] Kuptimi që ai i jep me vepra, jo vetëm me fjalë, fjalës vëllazëri është mishërimi i asaj që thotë profeti Muhammed, paqja e Zotit qoftë mbi të, ‘Asnjë nga ju nuk beson nëse nuk dëshiron për vëllain e vet të njëjtën gjë që dëshiron për veten e vet’”, deklaroi Rama.

Ndërkohë, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë fjalës së tij deklaroi se tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri lëndoi zemrat e tyre njëjtë sikurse zemrat e popullit shqiptar, prandaj kishin vendosur të ndihmonin.

Sipas tij, përkundër fatkeqësive natyrore që kanë goditur Turqinë, ishin të vendosur që të ndërtonin këto banesa për banorët e Laçit.

Erdogan: Janë gjithsej 522 banesa që kanë kushtuar afërsisht 42 milionë euro

“Para 13 muajsh, pikërisht në këtë vend ku jemi sot, bëmë ceremoninë e hedhjes së themeleve të banesave, pikërisht këtu, ku jemi në një lidhje direkte dhe sot po i dorëzojmë këto banesa, që janë gjithsej 522 njësi banimi që kanë kushtuar afërsisht 42 milionë euro. [...] Ajo që dua të theksoj është parim besimi, i cili, shenja e vëllazërisë nuk është kur ti të vish kur të thërrasë, por të qëndrosh pranë vëllait tënd kur ai ka nevojë. E pikërisht ne, tani e tutje do vazhdojmë t’ju qëndrojmë pranë. Shpresoj që kjo miqësi me baza kaq të forta, do të vazhdojë deri në pafundësi. Të jesh me vëllain në kohë të mira e të vështira, është një nga këto vlera, të cilat i përmenda pak më lartë”, deklaroi Erdogan.

Presidenti turk Erdogan përmendi edhe projektet e tjera të realizuara ndër vite në Shqipëri. Gjatë vizitës së tij zyrtare, ai do të mbajë edhe një konferencë të përbashkët me Ramën si dhe do t’i adresohet deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

‘Vëllai i qëndron pranë vëllait’, sheshi në Kurbin merr emrin e presidentit të Turqisë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, ka folur nga Laçi në lidhje me 520 banesat që janë ndërtuar me mbështetjen e shtett që ai drejton.

Erdiogan e ka nisur fjalën duke thënë se iu ka sjellë qytetarëve shqiptarë dashurinë e miliona turqve.

“I nderuar Edi Rama, miku im, ministra, banorë të Laçit, vëllezër e motra, të gjithë juve dua t’ju përshëndes me dashuri dhe respekt. Ju kam sjellë të gjithë dashurinë e popullit turk. Ju kam sjellë edhe përshëndetjet e vëllezërve në Turqi zemrat e të cilëve rrahin së bashku me ju. Nga këtu nëpërmjet jush dua të përcjell përshëndetjet e kombit tim për mbarë Shqipërinë.

Dua të theksoj se jam shumë i lumtur që jam këtu me ju, që jam bërë pjesë e këtyre emocioneve, gëzimi i Shqipërisë është edhe joni , ashtu edhe hidhërimi. Mirëqenien dhe paqen tuaj e konsiderojmë njësoj si tonën, duke qenë si një popull që i kemi përjetuar këto dhimbje, tërmet në Shqipëria na lëndua njësoj si ju. Sapo kam marrë lajmin e tërmetit menjeherë jemi në lëvizje për të ndarë dhimbjen e njerëzve të prekur. Ne si shtet u mobilizuam dhe iu erdhëm në ndihmë”, tha Erdogan.

Presidenti turk , njësoj si kryeministri Edi Rama, duke iu referuar marrëdhënieve mes dy vendeve, tha se vëllai i qëndron pranë vëllait kur ka nevojë, jo kur thirret.

Image
Recep Tayyip Erdogan dhe Edi Rama

“E njëjtë si tha dhe miku im Edi Rama, vëllai i qëndron vëllait kur ka nevojë, jo kur thirret. Pas tërmetit ne kemi dërguar në Shqipëri të gjitha materialet e ndihmës së shpejte dhe ekipet teknike , i nderuari miku im Edi Rama me të cilin ishim në kontakt të vazhdueshme kemi ndjekur ecurinë e punimeve. Unë jam aktivizuar dhe morëm iniciativa që përgjatë këtij procesi, filluam kontaktet tona me ndërkombëtarët. Fakti që Turqia ishte një nga shtet e para që ndihmoi Shqipërinë tregon qartë miqësinë mes nesh. Për të lehtësuar sadopak dhimbjen e të prekurve vendosëm bashkë me Ramën për të firmosur një memorandum mirëkuptimi, që shtëpitë e rrënuara të bëheshin nga zero. Kështu që në muajin korrik sapo e nënshkruam filluam ndërtimin e kantierit edhe pse ishte covid”, tha ai.

Në fund të ceremonisë u zbulua dhe emri që do të mbajë sheshi në Kurbin, pikërisht atë të presidentit turk.

Erdogan nxjerr shifrën e shpenzimeve të 522 banesave: Vëllai i qëndron pranë vëllait jo kur e thërret

Presidenti turk Rexhep Erdogan në fjalën e tij përshendetëse ka deklaruar se Turqia nuk priti që Shqipëria t'i kërkojë ndihmë për tragjedinë e tërmetit, por iu gjet menjëherë pranë. Duke huazuar një fjalë të kryeministrit Edi Rama, theksoi se "vëllai i gjendet pranë vëllait jo kur e thirret, por ku ka nevojë".

Ai theksoi e pavarësisht sprova që pati Turqia, si tërmete e zjarre nuk u tërhoq nga projekti i rindërtimit të 522 banesave.

"Dhe sot po i dorëzojmë këto banesa që janë gjithsej 522 njësi që kanë kushtuar 42 milionë euro. Që nga këto momente dua t'u uroj të gjithë përfituesve ti gëzoni këto banesa", tha Erdogan.

Fjalimi i presidentit turk

Të dashur motrat e vëllezërit e mi të Laçit, të gjithë ju dua t'ju përshëndes me dashuri dhe me respekt. Ju kam sjellë këtu dashurinë e milionave zemra dhe përshëndetjet e përzemërta e popullit të Turqisë.

Ju kam sjellë njëkohësisht edhe përshëndetjet e vëllezërve e miqve tuaj në Turqi që zemrat e tyre rrahin së bashku me ju.

Nga këtu nëpërmjet jush dua t'ju përcjell përshëndetjet e kombit të nderuar për mbarë Shqipërinë për të gjithë vëllezërit dhe motrat shqiptarë. Jam shumë i lumtur që jemi bashkë me ju, e që jam bërë pjesë e këtyre emocioneve dhe entuziazmit tuaj. Gëzimi i juaj është edhe joni, po ashtu edhe hidhërimi juaj është e jon. Mirëqenien e paqen tuaj e konsiderojmë tonën.

Tërmeti 26 nëntorit na lëndoi zemrat tona. Sapo morëm lajmin e hidhur për tërmetin, menjëherë jemi vënë në lëvizje për të ndarë dhimbjen dhe për të lehtësuar sadopak dhimbjen e e tyre, ne si shtet duke mobilizuar fuqitë tona ju erdhëm në ndihmë.

E njëjtë siç e theksoi edhe miku im, zoti Edi Rama, vëllai i qëndron pranë vëllait kur ka nevojë dhe kur thirret.

Pas tërmetit të ndodhur ne kemi dërguar të gjitha materialet e pajisjet e ndihmës së shpejtë.

Duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me mikun tim, kryeministrin Edi Rama kemi bërë të mundur ndjekjen e punimeve të gjithave sa kishin përfunduar.

Unë personalisht jam aktivizuar e morëm së bashku iniciativa për ti ardhur në ndihmë Shqipërisë, kontakte me komunitetin ndërkombëtar dhe me organizatën Islamike. Fakti që Turqia ishte një nga shtetet e para që i erdhi në ndihmë Shqipërisë është një shenjë e qartë e këtij solidariteti midis nesh. Për të lehtësuar sadopak, dhimbjen e barrën e familjeve nga tërmeti ne morëm vendim me zotin kryeministër, duke firmosur memorandum mirëkuptim që shtëpitë e rrënuara nga tërmeti të ribëheshin nga e para.

Në muajin korrik 2020, sapo nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit filluam ndërtimin e kantierit edhe pse kishte shpërthyer koronavirusi. Përpara 13 muaj pikërisht këtu bëmë ceremoninë e hedhje së themeleve të banesave.  Dhe sot po i dorëzojmë këto banesa që janë gjithsej 522 njësi që kanë kushtuar 42 milionë euro. Që nga këto momente dua t'u uroj të gjithë përfituesve ti gëzoni këto banesa.

Falëndëroj të madhin zot që edhe gjatë këtij procesi, edhe pse Turqia u sprovua me shumë fatkeqësi natyrore, zjarre e tërmete, ne përsipër arritëm të mbajmë premtimin tonë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Tani po theksoj një gjë: Ajo që dua të theksoj është parim besimi, që shenj e vëllazërisë është jo ti të vish kur të thërrasin, por të vish kur ka nevojë, e tani e tutej ne do të vazhdojmë të vijmë prapë.

Shpresoj që kjo miqësi me bazë kaq të forta do të vazhdojë deri në pafundësi. Shqipëria dhe Turqia ndajnë së bashku karta të tjera historike. Të jesh me vëllanë në kohë të mira dhe të vështira është një nga këto vlera që përmenda më lart. Gjatë pandemisë dhe gjatë situatë së ngushtë të gjithë shtetet e fuqishme e të mëdha, u kyçën duke mbyllur edhe sytë e tyre , por jo ne, ne dolëm dhe jashtë kufijve për të parë vëllezërit tanë për t'i ndihmuar. Duke besuar fort në bekimet në ndarjen me të tjerët, fuqisë së solidaritetit sidomos ne vijuam të ndihmojmë miq tanë në luftën kundër koronavirus. Dhe si produkt e fryt i kësaj i këtij solidariteti vëllazëror, kemi spitalin e përbashkët rajonal të Fierit, që është ndërtuar brenda 68 ditëve.

Ky spital ku mora pjesë në ceremoninë e hapjes me videokonferencë, e quajtëm spitali i miqësisë Shqipërisë-Turqisë dhe pasqyruan lidhjet tona.

Me këtë inaugurim këtë miqësinë tonë po e kurorëzojmë akoma më tepër, me këtë rast lutem Zotin, e gjithësisë, për të gjithë ato shpirtra që kanë kaluar nga kjo botë përgjatë tërmetit, ngushëlloj familjarët e tyre. Dhe iu them i madhi Zot të mos na sjellë përballë këtyre sprova të mëdha.

Përshëndetje speciale do të kisha për mikun tim, kryeministrin Edi Rama që gjatë gjithë këtij procesi ka qëndruar pranë me çdo mundësi dhe procesin e tij.

Takimi i parë me Erdogan, Rama tregon episodin që e ka shënjuar thellë në jetën e tij: Nuk e harroj kurrë! Nuk qeshte, isha i ndrojtur

Kryeministri i vendit, Edi Rama, po mban fjalën e tij në Laç ku është është pjesëmarrës edhe Presidenti i Turqisë Erdogan.

Rama ka treguar një episod me presidentin, ku është shprehur se nuk do ta harroi kurrë.

"Kjo është një ditë e veçantë, unë do flas sa më shkurt. Sot të gjithë duan të dëgjojnë mikun e madh të Shqipërisë, kam nderin ta them mikun tim të çmuar Erdogan.Dua të tregoj një episod që nuk kam për ta harruar kurrë,nga takimi i parë me presidentin që asakohe ishte kryeminisër. unë isha i ndrojtur se e njihja nga larg, nga TV, nga tv nuk duket dhe aq i buzëqeshur. Me thënë të drejtën dhe kur u takuam dhe ishim ulur ballë për ballë më shikonte por nuk buzëqeshje dhe unë akoma nuk isha bërë kryeministër.

Më thotë, dëgjo këtu, Shqipëria dhe Kosova janë në zemrën time. Shqiptarët janë në zemrën e popullit turk. Unë tha dëshiroj që ti të jesh vëllai im.Por do të them vëlla kur ti si kryeministër të meritosh respektin e popullit tënd. Pak a shumë të gjthë e dini vazhdimin. Unë jam shumë krenar që mund ta quaj veten mikun e Erdogan", u shpreh Rama në fjalën e tj.

Image
Edi Rama

Ceremonia në Laç me presidentin Erdogan/ Lindita Nikolla përlot kryebashkiaken e Kurbinit, çfarë e preku nga fjala e kryetares së Parlamentit

Kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara është përlotur kur ka dëgjuar Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila po fliste gjatë ceremonisë së dorëzimit të apartamenteve për familjet në Laç që mbeten në qiell të hapur pas tërmetit të 26 nëntorit.

Image
Lindita Nikolla

Kryeparlamentarja Nikolla ndër të tjera në fjalën e saj një moment të vështirë për kryebashkiaken e Kurbinit Majlinda Cara, e cila sipas saj kishte humbur shtëpinë nga tërmeti. Nikolla tha se Cara e ushqente foshnjen e saj në vendin e punës, moment ky që përloti edhe vetë Majlinda Carën.

Pak para fjalës së Lindita Nikollës, ishte kryebashkiakja e Kurbinit që shprehu falenderimet ndaj presidentit turk.

Image
Kryebashkiakja e Kurbinit

***

Laç - Në lagjen e rilindur pas tërmetit, nën kujdesin e posaçëm të Presidentit Erdogan.

Ndërtoi 524 apartamente/ Në nderim të Presidentit turk një shesh në Laç do të mbaj emrin e Erdogan

Ditën e sotme do të përurohen banesat e reja të ndërtuara me financim të qeverisë turke, teksa në Laç është duke mbërritur Presidenti turk Erdogan.

Bëhet me dije se në respekt të kësaj ndihme të dhënë në kuadër të rindërtimit të tërmetit të 26 nëntorit, një sheshi në qytetin e Laçit do të mbajë emrin “Erdogan”.

Erdogani në Laç/ Policia mbyll rrugët, mijëra shoferë të bllokuar nga Fushë-Krujë dhe Rinas

Presidenti i Turqisë Rexhep Tayyib Erdogan ka filluar vizitën e tij disa orëshe në Shqipëri. Ai u prit nga kryeministri Rama dhe truproja e nderit. Në ceremoninë e mbajtur në Rinas u kënduan himni turk dhe ai shqiptar dhe më pas Rama dhe Erdogan prezantuan njëri-tjetrin me ministrat dhe delegacionet respektive.

Policia ka ndërmarrë masa të rrepta sigurie me rastin e vizitës së Erdogan në Shqipëri duke bllokuar të gjitha rrugët përreth aeroportit të Rinasit.

Gazetarja e Top News Kasandra Pali raporton se 1 mijë efektivë policie të angazhuar për sigurinë e Erdoganit

Kjo ka shkaktuar bllokim të qarkullimit në disa akse në trekëndëshin Tiranë-Vorë-Laç ku mijëra makina kanë mbetur tashmë në rrugë në pritje të largimit të Presidentit turk nga vendi ynë në mënyrë që policia të lirojë rrugët.

***

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka arritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, në Tiranë, ku me një ceremoni zyrtare është pritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Aty kanë dal edhe dhjetëra përkrahës të tij, të cilët sipas mediave janë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut.

Pas kësaj ceremonie të pritjes, Erdogan dhe Rama janë nisur për ceremoninë e përurimit të 524 banesave të ndërtuara pas tërmetit në Laç.

Po ashtu, do të zhvillohet ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e presidentit të Turqisë.

Ndërsa në orën 13:00 do të zhvillohet takimi midis presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Në orën 15:00 do të zhvillohet nënshkrimi i marrëveshjeve dhe konferenca e përbashkët për shtyp, në 16:00 do të jetë ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut

Në orën 17:00 presidenti i Turqisë do të përshëndesë Kuvendin e Shqipërisë. Në 18:00 do të jetë nisja drejt aeroportit të Rinasit.

***

Një grup qytetarësh kanë dalë t’i urojnë mirëseardhjen Presidentit të Turqisë, Recep Tayip Erdogan.

Me flamujt turk e fotot e Erdogan në duar, qytetarët shqiptarë kanë vendosur që në këtë mënyrë t’i tregojnë presidentit turk që është i mirëpritur në vendin tonë.

Presidenti turk Erdogan pritet të mbërrijë nga momenti në moment në aeroportin e Rinasit.

Image
Shqiptarët i ‘zënë pritën’ Erdoganit

Masat e sigurisë

Nga Ankaraja kanë mbërritur dje në Rinas efektivë të Gardës turke, por edhe të shërbimeve sekrete dhe ushtarake nga ky vend.

Ndërkohë, Laçi është bërë gati për të pritur Presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili do të jetë i pranishëm në këtë qytet ditën e hënë.

Hyrja e qytetit dhe një pjesë e rrugëve janë veshur me flamuj shqiptarë e turq, ndërsa për sigurinë e kësaj vizite, Policia është vënë në gatishmëri që prej ditës së diel. Presidenti turk, së bashku me autoritetet qeveritare, do të inaugurojnë lagjen e re në Laç, të rindërtuar pas tërmetit, me financim të qeverisë turke.

Qytetarët e vlerësojnë maksimalisht punën e mirë që është bërë dhe kanë shpresë që vizita e Erdoganit në Laç do ta inkurajojë për të realizuar investime të tjera në zonën e Kurbinit.

Image
Shqiptarët i ‘zënë pritën’ Erdoganit

Axhenda

09:25 – Ceremonia e pritjes, aeroporti “Nënë Tereza”

10:05 – Vizita e Presidentit të Republikës së Turqisë në një prej shtëpive të rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit në Laç

10:20 – Ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç Ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të Republikës së Turqisë

13:00 – Takim midis Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoðan dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama

15:00 – Nënshkrimi i marrëveshjeve dhe konferenca e përbashkët për shtyp (vendi: Holli i COD)

16:00 – Ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut

17:00 – Përshëndetja e Presidentit të Republikës së Turqisë në Kuvendin e Shqipërisë

18:00 – Nisja drejt aeroportit të Rinasit

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat