Durrës/ 33-vjeçari kapet duke vjedhur pajisje në dyqan

Shqipëria

Durrës/ 33-vjeçari kapet duke vjedhur pajisje në dyqan

Më: 17 janar 2022 Në ora: 11:15
Foto ilustrim

Një 33-vjeçar është arrestuar, pasi është kapur duke vjedhur pajisje në një dyqan në Durrës.

I arrestuari me iniciale F.K është banues në Maminas, ndërsa pronari i dyqanit të vjedhur është shtetasi B.B.

"U arrestua në flagrancë shtetasi F. K., 33 vjeç, banues në Maminas, pasi u kap duke vjedhur disa pajisje në dyqanin e shtetasit B. H.", njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat