Taulant Balla, i vetmi nga PS që kujton Skënderbeun

Shqipëria

Taulant Balla, i vetmi nga PS që kujton Skënderbeun

Më: 17 janar 2022 Në ora: 11:26
Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Sot është 554-vjetori i ndarjes nga jeta të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Në këtë përvjetor, Shqipërinë e viziton presidenti turk Erdogan.  Përkimi i kësaj vizite me këtë përvjetor ka ngjallur shumë debate në opinonin shqiptar dhe ka qëndrime të shumta.

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka qenë i vetmi deri më tani nga mazhoranca socialiste që ka mbajtur një status në kujtim të heroit tonë kombëtar.

"Sot 554-vjetori i kalimit në amshim të Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Mënyra më e mirë për të vlerësuar Heroin tonë Kombëtar është t’u drejtohesh fjalëve që kanë thënë për të disa shkrimtarë dhe ushtarakë të shquar. Volteri ka shkruar se sikur ta kishte mbrojtur Skënderbeu Konstantinopolin, turqit nuk do të kishin mundur ta merrnin në maj 1453. Gjenerali Xhejms Volfi, heroi i Kuebekut, ka thënë: “Ai (Skënderbeu) ua kalon gjithë oficerëve, të lashtë e të sotëm, për drejtimin e një ushtrie të vogël mbrojtëse”, shkruan Balla në Facebook.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat