Komenti epik/ Turqit zbulojnë detajin që nuk e prisnin tek Rama

Shqipëria

Komenti epik/ Turqit zbulojnë detajin që nuk e prisnin tek Rama

Më: 17 janar 2022 Në ora: 11:47
Recep Tayip Erdogan dhe Edi Rama

Takimi mes Presidentit turk Erdogan dhe Kryeministrit Rama është pritur shumë mirë si nga ndjekësit në rrjetet sociale në Shqipëri por ata në Turqi.

Ndër të tjera nuk kanë shpëtuar edhe komentet epike, kësaj rradhe nga një shtetas turk i cili ndoshta ka zbuluar një detaj që nuk e kishte vënë re më parë lidhur me gjatësinë e kryeministrit Rama.

Teksa transmetohet live në kanalin e Youtube të presidencës turke ceremonia e pritjes mes dy liderëve në Rinas, disa komentues janë foksuar te gjatësitë trupore të tyre më shumë se tek ngjarja që po zhvillohej.

Turqit i thërrasin Erdoganit “burri i gjatë”, pasi ai është 185 cm, por duket se janë përballur me dikë edhe më të gjatë.

“Ne e thërrisnim Presidentin tonë ‘burri i gjatë’, por lideri i shqiptarëve qenka edhe më i gjatë se ai”, komenton i çuditur turku i quajtur Nevzat në kanalin e Youtube të Presidencës turke. Kryeministri Rama njihet për gjatësinë e tij. Ai është 2 metra e 1 centimetër. 

Image
Komenti
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat