Inaugurimi i xhamisë së Ethem Beut, Rama: Së shpejti nis puna për rilindjen e xhamisë së Plumbit në Shkodër

Shqipëria

Inaugurimi i xhamisë së Ethem Beut, Rama: Së shpejti nis puna për rilindjen e xhamisë së Plumbit në Shkodër

Më: 17 janar 2022 Në ora: 19:12
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama inaguruan xhaminë e Etem Beut,së bashku me presidentin e Tuqisë, Rexhep Tajip Erdogan .

Kreu i qeverisë në fjalën e tij tha se objektet o kultit në vendin tonë, nuk I përkasin vetëm atyre që I vizitojnë për të kryer ritet, por kulturës dhe historisë së Shqipërisë.

Edi Rama: Ju e dini historinë e dhimbshme  tragjike të fesë në Shqipëri, njekohësisht e dini historinë e rëndë që kaluan objektet e kultit pavarësisht cilës fe i përkisnin, gjatë gjithë periudhës së barbarisë komuniste. Sigurisht që në Shqipërinë e pas rrëzimit të diktaturës, plagët ishin të panumërta, hallet ishin të panumërta, dhe adresimi i kësaj plage, i shërimit të objekteve të kultit , mbeti për një kohë të gjatë pasdore. Ju kujtoj se këto objekte, besoj se xhamitë, kishat, teqet, të gjitha objektet që u ngritën brez pas brezi nuk i përkasin vetëm atyre që i vizitojnë për të kryer ritet e tyre, por i përkasin thesarit të kulturës sonë, i përkasin kujtesës sonë historike,i përkasin shpirtit tonë dhe si të tilla duhet që t’i lihen brezave që vijnë në dispozicion. Bashkjetesa fetare na ka karakterizuar si një shembull i mrekullueshëm që e emi trashëguar nga të parët tanë.

Rama ka falenderuar presidentin turk për mbështetjen e tij, ndërsa ka shtuar se së shpejti do të fillojë edhe puna për rilindjen e xhamisë së Plumbit në Shkodër.

Edi Rama: Përpjekjen tonë për ta rilindur këtë aspekt të trashigimisë sonë kulturore, ne kemi gjetur te Erdogan një partner të pazevendësueshëm. Falë kujdesit të tij dhe angazhimit të TIKA, sot kemi disa nga xhevahiret e fesë si kjo xhami si një nga pasqyrat ku shikohet lidhja jonë me popullin turk. Po e mbyll fjalën time se së shpejti falë punës që po bëhet do të fillojë edhe puna për rilindjen e xhamisë së Plumbit në Shkodër, një nga perlat tona kulturore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat