“Do të shpallet “non grata” së shpejti”/ Meta u përgjigjet aludimeve

Shqipëria

“Do të shpallet “non grata” së shpejti”/ Meta u përgjigjet aludimeve

Më: 17 janar 2022 Në ora: 23:36
Ilir Meta

Presidenti shqiptar Ilir Meta, i është përgjigjur aludimeve që qarkullojnë se ai është politikani i radhës i shpallur “non grata”.

Përmes një interviste kreu i shtetit u shpreh se ai është “super grata” dhe ftoi çdo ambasador të huaj që nëse ka ndonjë mesazh për të, t’ia jap në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe jo përmes politikanëve të tjerë.

Mbrëmjen e sotme Meta tha po ashtu se askush nuk mund të thotë se presidenti gënjen.

“Nese ka ndonje palo ambasade qe ka zgjedhur ndonje palo politikan per ti dhene mesazhe Ilir Metes, ju them qe Ilir Meten ketu do ta kene. Kush ka ndonje mesazh per Ilir Metes le tja thote vete sepse do marre pergjigjen qe meriton. Kush zgjedh “Kryememexhiun” ose “Gruan e Bilalit” per ti dhene mesazhe Ilir Metes gabon shume rende. Une kam nje axhende dhe kam vetem nje atdhe. Kush guxon te preke territorin shqiptar dhe te cenoje sovranitetin tone ta kete te qarte se do me kete mua perballe! Ketu do me kene te gjithe. Por asnje nuk thote dot qe Ilir Meta na genjeu. Kjo eshte krenaria ime: Qe une nuk kam genjyer asnje”- u shpreh presidenti Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat