Ministrja gjermane: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE me rëndësi strategjike, vettingu ka nevojë për qeverinë dhe opozitën

Shqipëria

Ministrja gjermane: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE me rëndësi strategjike, vettingu ka nevojë për qeverinë dhe opozitën

Më: 18 janar 2022 Në ora: 11:18
Foto nga konferenca

Në konferencën e përbashkët me zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, ministrja gjermane për Evropën, Ana Luhrmann ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së 3 shteteve të tjera duke nënvizuar edhe njëherë rëndësinë e funksionimin e procesit të Berlinit për krijimin e një tregu rajonal që duhet të ketë pjesë të saj të 6 vendet.

Sipas saj, rruga e Ballkanit Perëndimor duhet të ndjekë kursin e bashkëpunimit të 6 vendeve dhe që procesi duhet të vazhdojë të jetë gjithëpërfshirës dhe i hapur për të gjithë. Gjithashtu shtoi se integrimi në BE i Shqipërisë është me rëndësi strategjike.

Nga ana tjetër thekson se procesi i vettingut po jep kontribut të rëndësishëm në sistemin e drejtësisë por në këtë rrugë janë të rëndësishme qeveria dhe opozita.

Luhrman: Dëshiroj të bëj të qartë që Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor dhe perspektiva e anëtarësimit në BE, për mua personalisht dhe qeverinë federale janë me rëndësi strategjike. Qeveria federale angazhohet fuqishëm për një nisje sa më të shpejtë të mundshme të bisedimeve të anëtarësimit dhe kjo është edhe në interesin fillestar të vetë BE dhe është mjaft e rëndësishme për stabilitetin në rajon.

Në kuadër të marrëdhënieve diplomatike që ekzistojë prej 30 vitesh mes Republikës Federale dhe Shqipërisë, ne punojmë ngushtësisht në të mirë të njerëzve në shumë sektorë. Këtë vit kur Shqipëria për herë të parë ulet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, gëzohemi që do të mbështetemi tek Shqipëria si partner i besueshëm.

Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj në konsolidimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Po kështu janë zyrtarë të lartë dhe pjesëtarë të rrjetit të krimit të organizuar janë dënuar, procesi i vettingut po jep kontribut të rëndësishëm në sistemin e drejtësisë. Në këtë rrugë duhet të vijohet me vendosshmëri. Në këtë rrugë janë të rëndësishme qeveria dhe opozita. Hapat pas do e dëmtonin procesin e reformave.

Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për të ardhmen e Europës ndaj në vitin 2014, qeveria federale solli në jetë procesin e Berlinit. Rajoni mbetet i një prioriteti të lartë. Rruga e Ballkanit Perëndimor duhet të ndjekë kursin e bashkëpunimit të 6 vendeve dhe që procesi duhet të vazhdojë të jetë gjithëpërfshirës dhe i hapur për të gjithë.

Si ministre shteti jam përgjegjëse jo vetëm për Evropën por dhe për mbrojtjen e klimës dhe ndjek iniciativat e tjera. Shpresoj që gjatë vizitës së ardhshme të bindem për bukuritë e vendit tuaj dhe për rritjen e kapacitetit të energjive të rigjenerueshme. Ne duhet ta mbrojmë natyrën dhe tua lëmë brezave të ardhshëm. Jemi të gatshëm t’ju mbështesim në arritjen e standardeve të larta të mbrojtjes së natyrës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat