Hazizaj: Përjashtimi i deputetëve nga grupi i PD, jo ligjor

Shqipëria

Hazizaj: Përjashtimi i deputetëve nga grupi i PD, jo ligjor

Më: 18 janar 2022 Në ora: 17:43
Sokol Haziraj

Partisë Demokratike ka përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së katër deputetë, që kanë dalë në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Deputetët kundërshtuan vendimin, që u lexua dje në seancën e parë parlamentare për këtë vit nga kryetarja e kuvendit, Lindita Nikolla.

Sipas juristit Sokol Hazizaj, vendimi i PD-së është joligjor.

Ai shpjegon se Shqipëria ka një sistem proporcional rajonal, dhe e tillë, formalisht, nuk kemi më deputetë të popullit, por kemi të bëjmë me parti të popullit.

Kemi parti të popullit. Ligji për partitë politike ka ndryshuar. Të gjitha partitë politike i ka zënë një ‘sëmundje’, për shkak të autoritetit që ka kryetari, ose forumi, i ashtëquajtur kryesia, që ndërmerr vendime që janë sa jo statutore dhe jo morale, por nuk janë as ligjore”.

Rregullorja e kuvendit, shpjegon juristi, nuk e lejon përjashtimin  e deputetëve. Ata mun d të largohen nga Grupi Parlamentar, vetëm nëse e kërkojnë vetë një gjë të tillë.

Përjashtimi i deputetëve mund të jetë morale, por nuk është ligjore. Për të parë më pas se sa formale është kjo, duhet të orientohemi në momentin kushtetues dhe në rregulloren e kuvendit.

Rregullorja e kuvendit nuk thotë që ti ke të drejtë ta përjashtosh deputetin nga grupi parlamentar, por deputeti përmes një deklarate, mund të largohet vetë nga grupi parlamentar. Që nga momenti që nis kuvendi, merret deklaratë nga çdo deputet, se në cilin grup parlamentar është i atashuar.

Zgjedhja që është bërë dje, nëpërmjet përjashtimit është joligjore. Nuk mund të ushtrosh presion ndaj deputetëve për të dalë nga grupi parlamentar”.

Por, a mund ta çojnë deputetët çështjen në Gjykatën Kushtetuese?

“Ky është një konflikt i karakterit administrativo-politik, i mënyrës së menaxhimit të Grupit Parlamentar. Ky mund të jetë objekt i gjykimit nga Gjykata Kushtetuese, por nga ërvoja ime, duke marrë parasysh që Gjykata Kushtetuese nuk pranoi as çështjen e bashkive (që janë pa kryetar), dhe në këtë rast, mun t’ia përcjellë ndonjë gjykate tjetër administrative”, përgjigjet Hazizaj.

Juristi shton se “është i disati vit që kuvendi i Shqipërisë, ka humbur sensibilitetin e tij ligjor. Kemi një kuvend me vetëm 122 anëtarë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat