Fier/ Tentoi të fuste lëndë narkotike për djalin në burg, arrestohet dhe babai. Si e kishte fshehur drogën (Detajet)

Shqipëria

Fier/ Tentoi të fuste lëndë narkotike për djalin në burg, arrestohet dhe babai. Si e kishte fshehur drogën (Detajet)

Më: 19 janar 2022 Në ora: 11:21
Foto ilustrim

Në një pako postare të dërguar nga babai, i identifikuar si L.Z., për të birin e identifikuar me inicialet G.Z., i cili ndodhet në burg në Fier, është konstatuar se ishin fshehur kokrra të dyshuara të ngjashme me të lëndës narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e policisë, u konstatuan të kamufluara dhe të mirëfshehura 2 gota plastike, ku në brendësi të tyre u gjendën kokrra të dyshuara të ngjashme me të lëndës narkotike. Për pasojë u arrestua dhe babai.

Menjëherë OPGj i SHKBB-së nën drejtimin e Prokurorisë Fier, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Fier dhe me Komisariatin e Policisë Lushnje, u koordinua për kryerjen e veprimeve të para hetimore për dokumentimin ligjor dhe zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes.

Në bazë të provave dhe fakteve u krye arrestimi në kushtet e flagrancës ndaj shtetasit:

“L.Z.”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në I.E.V.P me Burgim”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuar nga nenet respektive të 283, 324/a të Kodit Penal.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat