E vërteta e hashashit në Itali/ Ish-kryebashkiaku i Shkodrës fiton gjyqin

Shqipëria

E vërteta e hashashit në Itali/ Ish-kryebashkiaku i Shkodrës fiton gjyqin

Më: 19 janar 2022 Në ora: 19:43
Valdrin Pjetri

Gjykata e Tiranës mbylli hetimet për ish-kryebashkiakun e Shkodrës, Valdrin Pjetri, i akuzuar për “falsifikim të dokumenteve” duke i dhene të drejtë.

Kryetari i zgjedhur dha dorëheqjen si kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Shkodrës pa bërë ende betimin, pasi u akuzua për mosdeklarimin në formularin e dekriminalizimit të një dënimi të marrë në Itali.

Sipas gjykates, ish-kryebashkiaku nuk mund të deklaronte dënimin për shkak se kështu ishte kërkuar nga Gjykata në Itali.

Valdrin Pjetri pretendon sot se e verteta e tij është shume larg akuzave te ngritura ndaj tij.

Isha 19 vjeç, ndiqja studimet e larta ne Firence, ku dy shoket e mi student ndalohen nga policia italiane. Oficeri i policise gjyqesore i shpjegon gjyqtarit qe nuk kishim asgje kunder Valdrin Pjetrit, shkuam per te bëre nje kontroll banesë me shokun e Valdrinit dhe Valdrini eshte paraqitur me vullnetin e lire dhe te plote per te pare cfare po u ndodhte shokeve te vet. Behet fjale per nje sasi 2 gram neto apo gjysem cigare hashash e gjetur ne apartamentin ku ne jetonim. Unë s’kisha dijeni jetonim në një shtëpi më shumë shqiptar, ja dokumenti kam shkuar vullnetarisht”, thote Pjetri.

Pjetri tregon se pavarësisht se nuk kishte lidhje me hashashin e gjetur në banesën ku jetonte me shokë të tjerë shqiptare, pas këshillimit me avokaten e zgjedhur kryesisht nga shteti Italian e cila i sugjeronte të pranonte akuzën që çështja të mbyllej pa vonesë pasi në të kundërt procesi do të zgjatej, firmosi.

“Ne vendosem ti besonim ofertes se avokates per te pranuar dicka qe s’ishte e jona por ama ne kembim do dilnim per 30 minuta dhe pa pasoja ligjore”.

Në vitin 2012 Pjetri i cili punonte ne ministrin e financave, i kërkon gjykatës së Firences rehabilitim për veprën e procedura në 2003, çka sipas tij u more parasysh duke fshirë nga dosja penale e tij në Itali. këtë procedim.

“E njejta gjykate deklaron Valdrin Pjetri te rehabilituar nga pasojat juridike te vendimit te mehershem. Pra ky fakt çben çdo gje”.

Pas kësaj sipas tij nuk kishte detyrim ta deklaronte këtë procedim të 16 viteve më parë në formularin e dekriminalizimit.

“Sa here merrja deshmi penaliteti qofte ne Prokurori qofte ne gjykate dilte e paster”.

Rrëfimi i tij vjen ne nje moment qe presidenti Ilir Meta ka vendosur datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale edhe në bashkinë e Shkodrës. Pjetri thote se kërkon një shans të dytë per rikandidim..

“Pse jo do e kerkoj nje mundesi te dyte por nuk eshte me ne doren time”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat